Secondary Adv

Progresi i Shqiperise drejt BE - Moody`s: Ekonomia e tregut pozitive, keq me korrupsionin

Raporti i Moody`s për efektet ekonomike dhe financiare të integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE jep një vlerësim të progresit që secili vend ka bërë drejt anëtarësimit. 

 

Në raportin e plotë, të siguruar ekskluzivisht nga “Scan”, tre kriteret kryesore: politika, ekonomia dhe aksi i komunikimit, që përfshin gjyqësorin, vlerësohen me një notë nga 0 në 5, ku 5-a tregon përgatitje maksimale drejt anëtarësimit në union. Sa i përket krahasimit me fqinjët e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria është e para në drejtim të njërit prej nën-indikatorëve, atij të lirisë së shprehjes, ku grumbullon 2.5 pikë, si asnjë vend tjetër i rajonit. Në drejtim të kriterit ekonomik, Shqipëria nuk performon mirë, pasi Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia kanë një progres më të madh se vendi ynë. 

 

Pavarësisht kësaj, ky sektor, së bashku me administratën publike janë ata të dy që kanë përgatitjen më të madhe për t`u anëtarësuar në union, me një pikëzim në 3. Moody`s në raport nënvizon qartë se Shqipëria dhe Bosnje Hercegovina kanë potencialin më të lartë për të arritur të tjerët. Por, pavarësisht kësaj, Moody`s jep alarmin në drejtim të kritereve institucionale, të cilët janë 3: efektiviteti i qeverisjes, sundimi i ligjit dhe kontrolli i korrupsionit. Në dy prej këtyre, Shqipëria është e parafundit në rajon, dhe në njërin, e fundit. Pikërisht në drejtim të sundimit të ligjit, Shqipëria është e fundit në rajon, ndërsa në drejtim të kontrollit të korrupsionit dhe efektivitetit të qeverisjes është vetëm pas Bosnje Hercegovinës./Scan


Më të lexuarat